Bislimi takohet me deputetë grekë: Kosova synon forcimin e partneritetit me Greqinë

13:11 | 4 Mars 2023
A. B.

Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë.

“Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Siç thotë ZKM, bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit europian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e po ashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.

Me deputetët Bakoyannis dhe Papandreou, Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel./arbresh.info/

Të ngjashme