Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi spanjoll ditën e djeshme i ka kumtuar lajmin trajnerit Jurgen Klopp dhe drejtuesve të klubit se do të largohet në fund të sezonit nga Liverpooli.
31-vjeçarit i skadon kontrata dhe përkundër disa ofertave nga The Reds, ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë.
Calciomercato ka raportuar se tre top klubet italiane, Milan, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit brazilian.
Drejtuesit e këtyre klubeve të mëdha italiane thuhet se kanë kontaktuar agjentët e futbollistit për të tentuar afrimin e Firminos në verë si lojtar të lirë.
Pas aventurës në Gjermani dhe Angli, nuk përjashtohet mundësia që braziliani të provoj edhe futbollin italian.
Firmino këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Liverpoolin ku ka realizuar nëntë gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...