Google ADS

Kurti bisedë telefonike me senatorin Murphy, flasin për marrëveshjen e normalizimit Kosovë-Serbi

20:33 | 3 Mars 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte se ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Kurti tha se me senatorin amerikan ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.

Po ashtu kryeministri Kurti dhe senatori Murphy kanë folur edhe për renditjen e Kosovës në tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme