Një histori shprese vjen nga Greqia në zi për aksidentin e trenit të ndodhur mbrëmjen e së martës pranë Larisës, i cili, sipas bilancit të fundit, ka shkaktuar 57 viktima. Bëhet fjalë për një notar 20-vjeçar, i cili studion në Selanik dhe që ndodhej në vagonin e dytë të trenit të pasagjerëve të përfshirë në përplasje. Andreas Alikaniotis
Pas përplasjes studenti në vend që të largohej nga flakët ka qëndruar në tren, ka thyer me duar xhamat e dritareve dhe ka ndihmuar njerëzit të dalin, shkruan a2cnn.
“Ai shpëtoi të paktën dhjetë prej tyre,” tha një mjek në spitalin e Larisës, i cili ka treguar në Facebook historinë e djaloshit, duke e konsideruar një engjëll në tokë.
“Ai është një hero sepse, pavarësisht se ka rrezikuar jetën e tij, nuk e ka braktisur vagonin me gjithë zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, ka arritur të thyejë xhamin e dritareve dhe të shpëtojë të paktën dhjetë fëmijë, djem dhe vajza. Në këtë ditë të zezë, Andreas na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe etikë! Urime ty Andreas dhe prindërve që të rritën!”, shkruan mjeku Tziastoudis.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...