Dy raste të ndara të rrahjes kanë ndodhur në burgun e Dubravës brenda dy ditëve ka njoftuar policia.
Sipas policisë rrahja në rastin e parë ka ndodhur mes dy të burgosurëve, kurse në rastin e dytë, dy të burgosur e kanë sulmur një të burgosur tjeter.
Të lënduarëve u është ofruar tretman mjekësorë, thuhet në raportin policor.
Ja dhe njoftimi i plotë i policisë;
-Qendra Korrektuese, Dubravë, 01.03.2023 – 19:00. Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
-Qendra Korrektuese, Dubravë, 02.03.2023 – 14:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...