Gjykata e Apelit në Tiranë do të vendosë sot për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Vendimi i sotëm është mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen si legjitim të kuvendit të 18 dhjetorit të Sali Berishës.
Po në këtë ditë, kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.
Protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00 dhe një ditë më parë policia njoftoi planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të protestës.
Demokratët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të lartë në protestë. Simpatizantë të shumtë edhe nga degët e PD-së të qarkut juglindor do t’i bashkohen kësaj proteste. Pjesa më e madhe e tyre do të nisen me automjete private në orare të ndryshme, për t’iu shmangur edhe kontrolleve të policisë.
Autobusët dhe fugonët kanë qenë diskretë për vendin e përcaktuar apo edhe për orarin e nisjeve drejt Tiranës. Mbi 1250 pjesëmarrës do t’i bashkohen sot protestës nga Dega e Partisë Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobusë. Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe Pogradeci. Dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesëmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka. /Telegrafi/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra