Është duke vazhduar Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po debatohet për përmbajtjen e Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti nga LDK, Driton Selmanaj në fjalimin e tij tha se personalisht nuk i beson Kurtit.
“Unë personalisht nuk i besoj këtij kryeministri. Pse nuk i besoj këtij kryeministri? Sepse më datën 2 shkurt, ky kryeministër na ka lexuar gjashtë kushte. Kushti i parë ka thënë: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kushti i dytë është se nuk mund të jetë monoetnik dhe duhet ta ndërroj emrin. Nën 3 duhe të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbet në Kosovë duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi. Duhet të shuhen strukturat paralele dhe të dorëzohen armët dhe Vuçiq duhet të tërheq letrat mosnjohëse”, tha Selmanaj në fjalimin e tij në kuvend.
Ai ia përmendi një shprehje shefit të Qeverisë që e kishte përdorur më herët për demarkacionin “Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, Çakorri, tap karrika e lëshoj bajrakun”, i kishte thënë Kurti-Haradinajt.
Ndërsa deputeti i LDK-së i tha atij:
“Zajednica, zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”, tha Selmanaj. /arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...