Google ADS

“S’po ndalen kokorisjet”, nervozohet Selmanaj në Kuvend

23:07 | 2 Mars 2023
K.B

Është duke vazhduar Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po debatohet për përmbajtjen e Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ani pse është duke u mbajtur në orët e vona të natës së sotme, nuk kanë munguar debatet.

Deputeti nga LDK, Driton Selmanaj derisa ishte duke folur, ndaj tij ndërhynë kolegët e tij nga VV, ndërsa një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm tek Selmanaj.

“Po e shoh që edhe në orë të vona kokorisjet s’po ndalen”, tha fillimisht ai.

Selmanaj tutje kritikoi ashpër Kurtin edhe për shprehjen e kushteve për Asociacionin dhe më pas “harrimin” e tyre kur doli pro planit evropian në Bruksel

“Më thuni a e ka thanë ky kryeministër që unë nuk e pranoj këtë plan pa këto kushte dhe më thuani cila nga këto kushte kanë reflektuar në këtë dokument. S’po du mu kthy tek kushtet që i ka pasë më 2008 e 2009, sepse ato janë harru, nuk përmenden”, tha ai.

Selmanaj gjithashtu tha se përderisa Kurti dhe partia e tij akuzonin ish-liderët për “tradhëti”, këtë nuk po e bën opozita e tanishme për Kurtin.

“A po i bjen që në 2008 keni qenë me Koshtunicën, kur Serbia nuk e ka përkrahi planin e Ahtisaarit, a po i bjen që jeni kanë me Millosheviqin, kur jeni kanë kundër Rambujesë”, tha Selmanaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme