Me 15 minuta vonesë ka nisur seanca e thirrur për raportim të kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë në Bruksel.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën, në të cilën po debatohet për përmbajtjen e Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Seanca u ndërpre gjatë ditës me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti që për tri orë u përplas me deputetë opozitare për planin evropian, për të cilin u pajtua të hënën në Bruksel.
Në orën 16:00 kryeministri Kurti u largua nga seanca ashtu siç i paralajmëroi deputetët, porse ua dha një propozim që të ktheheshin në orën 22:00 në seancë.
Me disa vështirësi u vendos që deputetët ta vazhdojnë debatin në atë kohë.
Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin