Ndikimi i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale të Al Nassr

22:11 | 2 Mars 2023
K.B

Pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon, Al Nassr u bë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale, pas vetëm Real Madridit, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas të dhënave të mbledhura nga DeporFinanzas, klubi saudit gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar.

Vetëm Real Madridi (209 milionë), Paris Saint-Germain (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë), kishin më shumë ndërveprime se Al Nassr.

Interesant është fakti se në këtë renditje, pas Al Nassr vjen Manchester United, ish-klubi i fundit i CR7.

Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në Twitter, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në Top-3 mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Galatasarayt.

Në Instagram u ngjit në vendin e pestë dhe në TikTok pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme