UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla

21:48 | 2 Mars 2023
K.B

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas një një sëmundje misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale.

Po ashtu, kjo ka nxitur spekulimet për një komplot për të detyruar mbylljen e shkollave për vajzat iraniane.

Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.

Që atëherë, qindra raste të tjera kanë ndodhur dhe mbetet e paqartë se çfarë mund të jetë shkaktari i sëmundjes.

“Shkolla është një strehë e sigurt për fëmijët dhe adoleshentët. Ngjarje të tilla mund të kenë një ndikim negativ në shkallën e lartë të arsimimit të fëmijëve, veçanërisht vajzave”, tha UNICEF në Iran në një postim në Twitter, më 2 mars.

“UNICEF është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme”, shtoi agjencia.

Shahryar Heydari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha se që nga 1 marsi, rreth 900 studentë në provinca të ndryshme të vendit janë prekur nga kjo sëmundje.

Se kjo çështje është problem, zyrtarët iranianë e kanë pranuar vetëm kohët e fundit.

Deputeti iranian, Abdulali Rahimi Mozafari, më 28 shkurt që i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit të urdhërojë një hetim mbi këtë çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme