Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth propozimit të BE-së, ku tha se është gati të negociojë planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj atë.
Pas refuzimit të Vuçiqit që ta nënshkruaj Marrëveshjen sipas propozimit të BE-së, Bosch ka thënë se regjimi në Serbi nuk duhet të trajtohet me “dorëza mëndafshi”, por të kenë frikë nga më e keqja.
‘Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...