Protesta e Berishës, policia njofton rrugët që do të bllokohen

17:13 | 2 Mars 2023
K.B

Policia e Tiranës ka zbuluar planin e masave që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga opozita të premten.

Sipas policisë duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha pritet të mbahet nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe do të nisë në orën 12:00. Kujtojmë se po nesër, pritet të mbahet dhe seanca gjyqësore në Apel mbi vulën e Partisë Demokratike. /euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme