Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar sot në Kuvend se plani evropian që e ka pranuar të hënën në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lëre që e ka Asociacionin në qendër, por e ka edhe autonominë e serbëve në Kosovë.
Para deputetëve, Krasniqi ka thënë se me këtë propozim Serbia nuk ka nevojë të njoh Kosovën si shtet, rrjedhimisht me këtë, s’mund të ketë as fqinjësi të mirë mes dy vendeve.
“Nga situata e para dy viteve, kur të gjithë aleatët tanë flisnin për marrëveshje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative, me njohjen të ndërsjellë në qendër, kryeministri i Kosovës ka përfunduar në një kompromis tepër të rëndë, në një marrëveshje të përkohshme, që në qendër nuk e ka më njohjen, e ka Asociacionin, ndoshta autonominë në qendër, dhe me pranimin zyrtar të faktit se Serbia nuk ka më nevojë të na njoh si shtet, të paktën për sa të jetë kjo marrëveshje në fuqi. Nuk e di si mundet me pas fqinjësi të mirë, kur dy shtetet nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha Krasniqi në debatin parlamentar me kryeministrin Kurti në Kuvend.
Sipas kreut të PDK-së, në këtë plan nuk ka as njohje ‘de-facto’ të Kosovës, dhe kjo sipas tij, assesi nuk duhet të pranohet.
“Problemi thelbësor është se ne këtu po pranojmë të heqim dorë prej njohjes së ndërsjellë. Nuk është e lehtë, nuk është e mundshme, nuk duhet me u pranu, nuk mundemi me ec përpara nëse heqim dorë prej kësaj kërkese themelore dhe nuk mund të thuhet nga askush se ka njohje ‘de-facto’. Unë do ta pranoja këtë argument nëse Serbia shkon e ndërron kushtetutën dhe nuk dërgon nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Krasniqi./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...