Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka deklaruar se qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe pasi është raportuar të ketë pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur kundër që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Është për të normalizuar rolin e saj hegjemonist dhe prishës në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Prandaj Vuçiq do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën. Jo më qetësues, është koha për pasoja’, ka shkruar ai në Twitter. /arbresh.info/
#Serbia’s goal is not to normalize relations with #Kosovo. It is to normalize its hegemonic and spoiler role in Kosovo & the wider region. That’s why Vučić will do everything to undermine any serious attempt for an agreement with 🇽🇰. No more appeasing, it’s time for consequences! pic.twitter.com/oM5xJXLnup
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 2, 2023
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut