Google ADS

Rasti “Brezovica”/ Aksioni i Prokurorisë dhe Policisë në autosallone, prangosen 14 persona

14:11 | 2 Mars 2023
Emir Abduramani

14 persona janë arrestuar sot në aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Policisë së Kosovës, ATK-së dhe Doganës, aksion i cili ka të bëjë me rastin “Brezovica”, nën dyshimin për fajde.

Sipas Prokurorisë, pas aksionit në mëngjesin e sotëm, 14 të dyshuarit janë arrestuar në autosallonet e tyre pas bastisjes që iu bë aty, në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të tyre në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan dhe në Viti, përcjell arbresh.info.

Ata po dyshohen për veprat penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrim”, ndërkaq ndaj tyre janë konfiskuar armë, para, vetura dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Ndalohen 14 persona në aksionin e realizuar për Fajde nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 02 Mars 2023 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Njësinë e  Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve,  sot, ka realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i  autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.​


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme