Kurti: Asnjëherë nuk do të diskutoja për diçka jokushtetuese, refuzmi i Serbisë tregon se s’janë pajtuar me përmbajtjen

14:04 | 2 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti në hyrje të fjalimit.

Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen.

“Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.

“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.

“Premisa e parë bazë e imja si kryeministër nuk do të lejoja të diskutoja asgjë që është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Gabimet e qeverive të kalaura do të mundohem që t’i eleminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme