Google ADS

Kurti takon drejtuesit e Kompanive Çalik e Limak dhe të KEDS-it

11:31 | 2 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, sot pritën në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit në këtë takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

“Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021”, ka thë Kurti.

Çalık dhe z. Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme