Ministri i Arsimit në RMV, Jeton Shaqiri sot njoftoi se shkollat të cilat kanë marrë kërcënime për bomba ka tejkaluar problemet me aplikacionin “Tims” për të organizuar mësimin online.
“Disa herë kemi thënë se jemi kundër mësimit online, po për të mos humbur procesin mësimor, e kam sjell këtë vendim. Tani do t’i rishikojë edhe problemet që kanë dal për një afat sa më të shkurt do t’i diskutojmë problemet në shkolla për mësim të plotë ditor. Do të shikojmë ndonjë propozim-vendi të ri”, tha Shaqiri.
Rreth asaj se përse nuk ka alarme për bomba nëpër shkollat private, Ministri tha se edhe ai e shtron të njëjtën pyetje.
“Edhe unë pyes disa herë pse ka vetëm në shkollat shtetërore. Sa i përket maturës shtetërore, Qendra e Provimeve Shtetërore ndërmerr të gjitha hapat e tjerë për organizimin e suksesshëm të provimit të maturës shtetërore. Matura do të organizohen”, tha Shaqiri.
Shaqiri kujton se nuk është e lehtë vendimi që të gjithë shkollat e mesme të organizojnë mësimin online./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...