Google ADS

“Një mrekulli”, qeni shpëtohet pas 23 ditësh nën rrënojat e tërmetit në Turqi

10:54 | 2 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një qen husky është shpëtuar pas 23 ditësh i bllokuar nën një ndërtesë dykatëshe të shembur më 6 shkurt në Turqi.

Alex u shpëtua nga rrënojat në Antioki në provincën Hatay nga ekipet e shpëtimit pasi e dëgjuan atë ndërsa vazhdonin të kërkonin zonën, pas tërmeteve vdekjeprurëse që vranë të paktën 50,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Në videon e shpëtimit, ekipi përpiqet të shpëtojë Alexin, i cili mbeti nën rrënoja për 23 ditë dhe gjëja e parë që bëri kur u shpëtua: lëpiu fytyrën e shpëtimtarit të tij.

Qeni është dërguar në spitalin fushor HAYTAP, ku ka marrë mjekim. Ai ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë por ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke.

22 gün sonra ‘Alex’ kurtarıldı

— Odatv (@odatv) March 1, 2023

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme