Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur këtë të enjte një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar disa propozime të projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka dhënë disa propozime për ndryshimin e këtij projektligji, të cilat sipas ORCA0s e degjenerojnë ligjin në tërësi.
“Pas një pune shumë të gjatë të grupeve punuese, konsultave me ekspertë, diskutimeve publike, rekomandimeve të zyrtarëve të ENQA-s dhe EQAR-it lidhur me projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, u hartua drafti, në të cilin pas kalimit fillestar në Komisionin për Arsim të Kuvendit, me iniciativë të Kryetarit Ardian Gola u propozuan disa ndryshime të fundit të cilat e degjenerojnë ligjin në tërësi”, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate, raporton “Arbresh.info”.
Sipas organizatës, tendencat e vazhdueshme të deputetit Ardian Gola mbeten të paqarta për ta, por të dyshimta gjithsesi.
“Në fillim i njëjti pati lobuar aktivisht për dobësimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që shërben si bord i agjencisë, duke provuar që kompetencat për akreditim t’ia delegojë komisionit të ankesave, çka u kundërshtua në një takim publik me Komisionin nga vet Presidenti i EQAR-it, institucion ky prej të cilit Kosova ishte përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike”.
“Pasi dështoi kjo tentativë që ORCA e sheh si fitimprurëse për sektorin privat të arsimit të lartë, deputeti Gola ka bërë ndërhyrje në draftin origjinal të projektligjit duke ndryshuar nenet që lidhen me akreditimin krahas nivelit të studimeve, gradës shkencore dhe publikimeve shkencore që duhet t’i kenë bartësit e programeve në proces të akreditimit”.
Së fundmi thuhet se deputeti Gola ka ardhur me propozimin që standardet e akreditimit të përcaktohen përmes udhëzimeve administrative nga ministria.
“Ndërkaq, para kësaj tentative Gola kishte një përpjekje tjetër destruktive krahas ligjit duke provuar t’i betonizojë standardet e akreditimit.
Të gjitha këto ndërhyrje janë bërë me qëllim që t’ia marr Agjencisë rolin kryesor që ka e që është përcaktimi i kritereve të akreditimit të cilat përcaktohen ekskluzivisht nga manualet e akreditimit që i nxjerrë Agjencia e Akreditimit, që burojnë nga standardet evropiane të përcaktuara nga ENQA dhe EQAR (standardet ESG)./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...