Kryeminsitri indian, Narendra Modi u ka bërë thirrje ministrave të jashtëm të G20 të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në nevojat e zhvillimit të botës.
“Ne po takohemi në kohën e ndarjeve dhe dallimeve të thella globale. Ne kemi përgjegjësi për të tjerët që nuk ndodhen në takim”, u tha Modi ministrave në Delhi, shkruan BBC.
India do të shfrytëzojë presidencën e saj të G20-it për të ngritur çështje të shteteve në zhvillim të njohur si Jugu Global.
Mirëpo, dallimet brenda grupit për luftën në Ukrainë do të testojnë diplomacinë indiane.
Në javën e kaluar, ministrat e financave të G20 nuk arritën të arrijnë një konsensus në përmbylljen e deklaratës së tyre në takimin në qytetin Bangalore.
Ishte e dukshme nga fjalimi i Modit të enjten se India dëshirot të bëjë marrëveshje që mund të ndihmojnë zhvillimin e botës dhe të përmbush ambiciet e saj globale.
G20, i cili përfshin 19 vendet më të pasura të botës dhe BE-në, përbëjnë 85% të prodhimit ekonomik global dhe dy të tretat e popullsisë së saj.
Ministrat e jashtëm, si Antony Blinken, Sergey Lavrov, Qin Gang ndodhen në Delhi për takim. Një ish-diplomat indian tha për BBC-në se India duhet të bëjë diçka të veçantë që ata të anashkalojnë dallimet për luftën.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...