Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje’ në Kamenicë, njofton Arbresh.info.
Sipas Policisë pas bastisjes tek njëri i dyshuar i janë sekuestruar një revole me shtatë fishekë, ndërsa i dyshuari tjetër i ka penguar zyrtarët policor dhe i është sekuestruar një brisk.
Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
”Kamenicë 01.03.2023 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes tek njëri i dyshuar në një çantë në brez iu është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 7 (shtatë) fishekë, ndërsa i dyshuari tjetër i ka penguar zyrtarët policorë dhe iu është gjetur dhe sekuestruar një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...