Google ADS

Prishtinasja tenton të bëjë vetëvrasje për shkak të presionit që po i bënte një person përmes telefonit

09:28 | 2 Mars 2023
A. B.

Një vajzë në Prishtinë raportohet se ka tentuar që të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit psikik që i kishte bërë një person përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti.

“Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar si “Nxitje në vetëvrasje” dhe është në procedurë hetimore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme