Rasti “Brezovica”, Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm për fajde

09:15 | 2 Mars 2023
Emir Abduramani

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe Doganën, Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka zhvilluar një aksion për fajde, aksion ky që rrjedh nga rasti “Brezovica”.

Sipas një komunikate për media të Prokurorisë, aksioni po zhvillohet në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjanit me dyshimin për vepër penale “Fajde”, përcjell arbresh.info.

Ky askion po zhvillohet në disa autosallone, shtëpi dhye lokale përcjellëse, të cilat janë duke u kontrolluar dhe sekuestruar.

Ndërkaq, pak minuta më parë këtë aksion për arbresh.info e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Komunikata e plotë:

Aksion nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 02 Mars 2023 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar  një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion.

Të ngjashme