Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Kuvendin e Lezhës u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Kështu ka thënë Haradinaj në përvjetorin e 579-të të Kuvendit të Lezhës.
“Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në Kuvendin e Lezhës, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare. Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe.
Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?