Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshëm të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë. Po ashtu, është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
SHBA po ashtu sanksionoi dy individë – Hwang Kil Su and Pak Hwa Song – për ndihmën që i kanë dhënë Qeverisë verikoreane për të fituar të ardhura, u tha në deklaratën e Thesarit amerikan.
Thesari po ashtu tha se këta dy persona kanë themeluar kompaninë e quajtur Aconde SARL në Republikën Demokratike të Kongos me qëllim që të fitojnë të ardhura nga projektet ndërtimore me qeveritë lokale.
Javën e kaluar, media shtetërore tha se Koreja e Veriut ka testuar raketën e katërt strategjike lundruese gjatë stërvitjeve ushtarake që synonin të demonstronin aftësinë e shtetit për të kryer kundërsulme bërthamore kundër, siç u tha, forcave armike.
“Programi i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë dhe i raketave balistike” të Koresë së Veriut “kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal”, tha Brian Nelson, zyrtar i lartë për sanksione në Departamentin amerikan të Thesarit në SHBA. /euronews
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...