Osmani pret në takim ambasadorin gjerman: Në Bruksel Kosova ka marrë vendime jo të lehta

18:06 | 1 Mars 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës pa pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në këtë takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, të hënën 27 shkurtit ranë dakord në Bruksel se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme