“Orhani” tallet me Qeverinë: A dolën rrogat? A ishin franko-gjermane?

14:11 | 1 Mars 2023
A. B.

Pasditen e djeshme janë ekzekutuar pagat e muajt shkurt për punonjësit në sektorin publikë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave bazuar në ligjin e ri.
Punëtorët e sektorit publik varësisht nga koficienti kanë fituar shtesa 50 euro, 100 euro apo edhe më lartë.

Lidhur me këtë ka komentuar edhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu.

Ai është tallur me qeverinë përmes një postimi në ‘Facebook’.

“A dolën rrogat o miq? A ishin Franko-Gjermane a kësi? Ju dëshiroj një mbrëmje të qetë, paqi shëndet!”,ka shkruar aktori. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme