Google ADS

Këshilli i Mediave të Shkruara prezantoi raportin “Etika e raportimit në mediat online”

13:57 | 1 Mars 2023
A. B.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) prezantoi raportin “ETIKOS – Etika e raportimit në mediat online”, në të cilin janë përfshirë shkeljet e pretenduara të kodit të etikës dhe vendimet e KMShK-së gjatë vitit 2022.

Gjatë vitit 2022, KMShK ka pranuar dhe ka shqyrtuar gjithsej 167 pre¬tendime për shkelje etike në mediat online, të hartuara në 107 ankesa.

Nga to, KMShK ka miratuar plotësisht 25 ankesa, ka miratuar pjesërisht 22 ankesa, ka hedhur poshtë 36 ankesa, 11 prej tyre janë shpallur të patrajtueshme, 12 të pafatshme, ndërsa 1 ankesë është zgjidhur me ndërmjetësim, thuhet në komunikatë.

Ankesat më së shumti kanë pasur të bëjnë me shkeljet e pretenduara të Kodit të Etikës në këta kapituj: II – Raportimi i së vërtetës, III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, IV – E drejta për t’u përgjigjur, V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale, VII – Privatësia dhe XI – Të drejtat e autorit.

KMShK do të vazhdojë t’i inkurajojë të gjithë konsumuesit e përmbajtjeve mediale në mediat e shkruara dhe online që, për të gjitha pretendimet për shkelje etike, t’i drejtohen këtij trupi vetërregullues.

Po ashtu, do të vazhdojë të punojë ngushtë me media, me akterë relevantë në fushën e gazetarisë dhe part¬nerë nga sektori joqeveritar, akademik dhe institucionet, për edukimin medial dhe respektimin e etikës gjatë raportimit.

Raporti është publikuar si pjesë e një projekti të mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. /arbresh.info/

 

 

Të ngjashme