Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik në Shkup.
Në kuadër të bisedimeve të fundit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq ripërsëriti qëndrimin se Mali i Zi vlerëson përpjekjet e fqinjëve dhe komunitetit ndërkombëtar dhe se mbështet një zgjidhje të përhershme për rajonin.
Abazoviq tha se në takim me Kurtin ka diskutuar për “lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës”.
“Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhëniet tona fqinjësore”, ka shkruar kryeministri malazez. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën