Google ADS

Kovaçevski-Kurti: Maqedonia e Veriut ka mirëpritur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

13:15 | 1 Mars 2023
Lirigzona Nuredini

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, sot në margjinat e Forumit Ekonomik që mbahet në Shkup, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim u diskutuan disa tema, duke përfshirë ecurinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Kovacevski i ka përcjellë homologut të tij kosovar, Kurti, se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim, si dhe se mbështet aktivisht pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal. Kryeministri po ashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin, jo vetëm për dy vendet, por edhe për rajonin. e tërë.

Kovaçevski theksoi se çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për të ndihmuar procesin, veçanërisht në fazën e zbatimit të pjesëve të caktuara të marrëveshjes eventuale.

Të dy kryeministrat së bashku u shprehën të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme./arbresh.info/

 

Të ngjashme