Google ADS

Haxhiu: Kemi një Qeveri që angazhohet për të drejtat e grave

13:03 | 1 Mars 2023
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së grave të Vetëvendosjes ka thënë sot se arritja e drejtësisë dhe barazisë për gratë ne Kosovë është me e lehtë sot, se sa herëve të kaluara.

Kjo sepse sipas saj, tani Kosova e ka një Qeveri e cila angazhohet për të drejtat e tyre, raporton arbresh.info

“Ne si gra për synim e kemi barazinë dhe drejtësinë. E tash e kemi më të lehtë sepse Kosova e ka një qeverisje progresive që po angazhohet për të drejtat e grave, siç është e drejta në trashëgimi, pronë, punësim, bursa dhe në adresimin e dhunës në familje”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se si gra të VV-së, do të adresojmë së bashku problemet e gjithë grave në Kosovë.

“Ne si gra jemi bashkë dhe bashkë do të adresojmë problemet e grave në Kosovë. I bëj thirrje vajzave të na bashkohen në rrugëtimin tonë për barazi gjinore dhe drejtësi”, tha ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme