Gjashtë gola në derbin e Torinos, Juve merr fitore të madhe

22:56 | 28 Shkurt 2023
K.B

Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme dhe shumë të vështirë në derbin e qytetit të Torinos.

Zonja e Vjetër mposhti Torinon me rezultat 4-2 në ndeshjen e javës së 24-të të Serie A.

Torino ishte dy herë në epërsi me golat e Karamoh në minutën e dytë dhe Sanabria në minutën e 43-të.

Juve shënoi dy gola në pjesën e parë me Cuadradon në minutën e 16-të dhe Danilo në minutën e 45+1.

Dy golat për Juventusin në pjesën e dytë i shënuan Bremer në minutën e 71-të dhe Rabiot në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Juve ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë derisa Torino është në vendin e nëntë me 31 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme