Pas takimit të djeshëm në Bruksel, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për t’i koordinuar veprimet për takimin e ardhshëm, Kurti-Vuçiq.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, sllovaku Lajçak plason foto nga takimi i sotëm me amerikanin Escobar, duke deklaruar se ka pajtim se marrëveshjet duhet të zbatohen.
“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, sot me zëvendës sekretarin amerikan Escobar u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet dhe nevojën për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të dialogut”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkaq i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.
“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt, transmetojnë mediat rajonale.
I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.
“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë (Asociacionin). Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, ka deklaruar amerikani Escobar.
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së