Google ADS

Escobar: Plani franko-gjerman s’është për njohje, por për normalizim të marrëdhënieve

17:19 | 28 Shkurt 2023
Emir Abduramani

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, nuk është për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por për normalizim të marrëdhënieve.

Në një konferencë online me gazetarë, Escobar ka thënë se përkundër kësaj, ShBA-të besojnë se gjitha vendet e Ballkanit të dalin nga ngjarjet e viteve të 90-ta dhe ta njohin njëra-tjetrën.

“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e mbështesim këtë propozim në këtë kohë specifike, nuk do të thotë që ne nuk besojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë të shëndetshme duhet të dalin nga ngjarjet e viteve 90-ta. Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra tjetrën dhe të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar.

Në këtë konferencë, Escobar gjithashtu ka folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin ka thënë se pret nga Kosova që sa më parë ta krijojë atë./arbresh.info

Escobar: Pres nga Kosova që menjëherë ta formojë Asociacionin

Të ngjashme