Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka vizituar sot Likoshanin e Qirezin për të kujtuar 25 vjetorin e masakrës dhe betejës së UÇK-së me forcat serbe.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se në këto fshatra të Drenicës, policia serbe, vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të pafajshëm, të paarmatosur e të pambrojtur në shtëpitë e tyre.
“Sot bëhen 25 vite nga masakra dhe beteja në dy fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez. Policia serbe, vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të pafajshëm, të paarmatosur e të pambrojtur në shtëpitë e tyre”, tha deputetja.
“Këto vrasje do të bënin jehonë në gjithë Kosovën dhe në çdo vend ku kishte shqiptarë, se fati i ynë do të vulosej vetëm nga bashkimi i të gjithëve kundër pushtetit okupues serb në Kosovë”, u shpreh Musliu- Shoshi.
Deputetja tha se i përjetshëm do të qëndrojë kujtimi dhe nderimi për të rënët.
“Populli shqiptar sakrifikues, lufta dhe rezistenca e UÇK-së dhe përkrahja e fuqishme ndërkombëtare, do të kulmonin me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vlera sublime për të cilat u flijuan bashkëqytetarët tanë, të cilët sot i nderuam me homazhe. I përjetshëm do të qëndrojë kujtimi dhe nderimi për të rënët.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre”. /arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...