Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Një 35 vjeçar u kap me kokainë të ndarë në doza ndërsa një 30 vjeçar u arrestua pasi ishte dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 41 vjeçar nga Kosova pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Një 32 vjeçar është arrestuar gjithashtu për vjedhje të disa mobilje në banesën e një shtetasje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim P. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim A. K., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka vjedhur disa mobilje, në banesën e një shtetaseje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim