Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryeparlamentarin, Glauk Konjuvca dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë bërë sot homazhe në varrezat e Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës, në 25 vjetorin e masakrës.
Përmes një statusi në Façebook, Kurti shkruan se 25 vjet më parë Serbia kreu masakrën e parë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas tij, në kë masakër u vranë 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, prej të cilëve 20 ishin civilë, raporton “Arbresh.info”.
“Sot bëhen 25 vite nga dita kur Serbia kreu masakrën e parë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më 28 shkurt 1998, policia serbe vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, prej të cilëve 20 ishin civilë. Dy javë para kësaj masakre, më 14 shkurt 1998, policët serbë e vranë në vendin e tij të punës në një trafostacion elektrik, 45 vjeçarin Avdullah Nika nga fshati Gllanasellë, për shkak të lidhjeve të tij me UÇK-në. Rreth 12 mijë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, më 17 shkurt 1998, ashtu siç mijëra njerëz shkuan për ngushëllime në Gllanasellë gjatë dy javëve të ardhshme, shkruan Kurti.
Sipas Kurtit, pas masakrës në Likoshan dhe Qirez lufta nuk mund të kishte kthim pas./Arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?