Google ADS

Kica – Xhelili: Dje Serbisë iu falën vrasjet, dhunimet dhe të pagjeturit

13:41 | 28 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, ka kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Kurti dje në Bruksel, duke thënë se Serbisë dje i janë falur vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit.

Në një postim në Facebook, Kica – Xhelili tha se kjo “falje” parashihet në hyrje të marrëveshjes, përcjell arbresh.info.

“Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës” – thotë marrëveshja në hyrje të saj. Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë!”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se në këtë propozim, përkatësisht në nenin 1, 7 dhe 10, është rihapur statusi sovran i Kosovës, është pranuar Asociacioni.

“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur. Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike. Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, tanimë në tavolinën e bisedimeve në BE nuk ka agresor, sepse sipas saj, Serbia “u rrëfye dhe u fal”./arbresh.info

 

Të ngjashme