Deputeti i rebeluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga ky subjekt politik.
Kjo për shkak të mospajtimit të tij me propozimin evropian të pranuar dje nga kryeministri Kurti në Bruksel, ku në një status në Facebook, ai ka shkruar se rrugët me Kurtin “këtu ndahen përfundimisht”.
Sipas Abazit, ai e ka pranuar tashmë “Zajednicën”, njëjtë si Qeveritë e kaluara.
“Po z. Kurti, këtu ndahen rrugën tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi! Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe“, ka shkruar Abazi.
Tutje, Abazi ka thënë se kryeministri Kurti nuk është ndryshimi, por vazhdimësia e të kaluarës dhe e akuzoi atë se i ka përjashtuar aktivistët e vërtetë të VV-së, duyke afruar afër vetes njerëzit e pushteteve të kaluara, teksa ka shprehur mospajtime për nenet 7, 10 dhe 11 të planit franko-gjerman.
“Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa”, ka deklaruar ai.
Ish zëvendëskryeministri i Kosovës gjithashtu ka theksuar se nëse do të kishte suksese tjera në qeverisjen e Kurtit, mbase do t’i falej ky “dështim” në dialog me Serbinë.
Tutje, ai ka thënë se duhet kërkuar falje nga Presheve, Medvegja e Bujanoci, për mos realizim të reciprocitetit ashtu siç u premtua.
“Dy vite, as edhe një ligj, as edhe një strategji, as edhe një sukses në fushën e diplomacisë. Dy vite shterpësi totale dhe përceptime pa përmbajtje. Kështu përfundohet në pozita të krijuara nga diplomacia e Serbisë, merre ose lere! Kërkojmë falje nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që nuk u bë reciprociteti edhe për ata…”, tha ai.
“Vazhdojmë kur të lodhen zhurmat!”, ishte mesazhi i tij i fundit./arbresh.info
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi