Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut

09:56 | 28 Shkurt 2023
A. B.

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:50 në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Policia njofton se “gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme