Google ADS

Shtetasi shqiptar arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtojë me dokumente të huaja

09:57 | 28 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë i njëjti ka prezentuar në kontrollin e pasaportave në shkuarje të ANP pasaportën e një shteti të huaj në emër të një personi tjetër, njësitit policor në kontroll të dokumenteve.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme