Puna e ekipeve të shpëtimit vijon e pandërprerë në përpjekje për të gjetur persona ende gjallë pas përmbytjes së anijes në brigjet italiane. Të paktën 63 persona kanë vdekur, mes tyre janë edhe fëmijë. Ndërsa autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 81 persona që ndodheshin në bord.
Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet pasi mendohet se në anije kishte rreth 200 persona. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u ka kërkuar institucioneve të BE-së që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar udhëtimet klandestine me anije me emigrantë.
Në bordin e anijes, e cila ishte nisur nga Turqia disa ditë më parë, thuhet se kishte njerëz nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani. Siç raportojnë mediat italiane, aktualisht janë arrestuar katër kontrabandistë. Njëri prej tyre sapo doli nga spitali, u transferua në burg./abc
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...