Google ADS

Abazi mesazh Kurtit: Pranimi i çfarëdo Asociacioni do të ishte vetëvrasje politike

14:47 | 27 Shkurt 2023
A Z

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike.

Mos pranimi i planit franko-gjerman, sipas tij është vetëvrasje politike e ngadaltë.

Postimi i plotë:

Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog
Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike.
Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja!
Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme