Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi paraditen e kësaj të hene pranë urës së Tajvanit. Mësohet se janë përfshirë 11 automjete dhe janë dëmtuar 9 persona.
Gazetarja e ABC News ka ndarë dëshminë e njërit prej shoferëve të përfshirë në aksident me makinën e tij Benz.
Ai ka deklaruar se ka qenë ndaluar nga semafori i kuq dhe në momentin kur ka ndodhur aksidenti ka parë nga pasqyra se autobusi ka qenë me shpejtësi. Sipas shoferit të Benzit, shoferi mund të ketë pasur një arsye shëndetësore ose mund të ketë konsumuar alkool.
Kujtojmë që policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al
“Nëse nuk ka gra dhe fëmijë përpara, ata ikin”, Ziyech ‘gode...
Gripi shënjestron të vegjlit, mjekët: Sëmundja zgjat, Pediat...
KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme pë...
Peci e bën këshilltar djalin e dëshmorit
OKB: 70% e viktimave në Gaza janë gra dhe fëmijë
Të hënën mbahet seancë plenare