Dogana e Kosovës ka avancuar më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomik. (OAE).
Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomikë për kompaninë “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë.
Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore.
Dogana e Kosovës ka theksuar se është e përkushtuar që të krijojë lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e parapara me dispozitat ligjore në fuqi./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?