Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale që priten gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht gjatë orëve të pasditës, pritet të arrijë një valë e re me të reshura, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi edhe për ndonjë shkarkesë elektrike.
Vonë pasdite, në rajonin e Podujevës, reshjet e shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe zonat malore, ndërsa në zonat tjera, reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C./arbresh.info
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...