Google ADS

Delegacioni nga Lugina nesër udhëton për në Uashington

20:27 | 26 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Një delegacion nga Lugina e Preshevës nesër do të udhëtojë për në Uashington.

Nga aty ky delegacion do të raportojë në senatin amerikan për gjendjen e shqiptarëve të Luginës dhe pozitën e tyre brenda Serbisë.

Deputeti i vetëm serb në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se përpjekjet e tyre për barazi janë nevojë e përditshme e çdo qytetari.

“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës. E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi e aq më pak të heqim dorë”, ka shkruar Kamberi, përcjell arbresh.info.

Të premten Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington.

Në këtë vizitë pos Kamberit do të marrin pjesë edhe Ardita Sinani e Ragmi Mustafa, Flora Ferati dhe Nagip Arifi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës shpesh kanë kërkuar që çështja e tyre të trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme