Bayern Munchen ka fituar bindshëm 3-0 për ta rimarrë vendin e parë në Bundeligën e Gjermanisë.
Bayerni e ka kryer detyrën sonte në Allianz Arena qysh në pjesën e parë për të fituar dhe rikthyer në pozitën e parë të Bundesligës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 31-të te ndeshjes. Erik Choupo-Motting shënoi një gol me kokë pas një krosimi që bëri Coman në zonë.
Në minutën e 40, Bayerni e dyfishoi epërsinë, me Muller që gjeti për mrekulli Comanin i cili u lirua dhe shënoi për rezultat 2-0.
Goli i tretë erdhi para fundit të pjesës së parë me një tjetër asistim të Muller i cili bëri një pasim kësaj radhe për Musiala i cili nuk gaboi dhe shënoi gol për rezultat 3-0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Kjo fitore dërgon Bayernin në vendin e parë në Bundesligë me pikë po aq sa Borussia Dortmund që tani zbret në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme bavarezët do ta luajnë si mysafir i Stuttgartit, kurse Union Berlin pret në shtëpi skuadrën e Kolnit./arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës